Pagat në sektorin e ndërtimit pësojnë rënie

Pagat në sektorin e ndërtimit pësojnë rënie

Ekonomia September 09, 2020 - 17:16

Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti në Kosovë është shënuar një rënie në indeksin e kostos së ndërtimit.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pësoi rënie për (-0.1%) në tremujorin e dytë të vitit 2020, krahasuar me TM1 2020.

“Rënie më të madhe kishin transportet (-4.0 %); energjia (-1.8 %); dhe kostot e tjera (-0.8%). Rënia e çmimeve u neutralizua, kryesisht me ngritjen e çmimeve te makineritë (0.5%) dhe te materialet (0.2%)”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Sipas ASK-së, në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me te njëjtën periudhë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pësoi rënie për (-1.3%).

“Rënia e indeksit kryesisht u vërejt te kategoritë: pagat (-3.3 %); materialet (-1.6%); dhe energjia (-1.0%). Ndërsa ngritje pati te: transporti (8.0%); makineritë (1.7%); dhe kostot e tjera (0.2%)”, thuhet në komunikatë./Zëri