Dyfishohet buxheti për subvencionet në bujqësi

Dyfishohet buxheti për subvencionet në bujqësi

Ekonomia August 13, 2020 - 17:52

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton se është dyfishuar buxheti për pagesat direkte-subvencionet për vitin 2020.

Ata kanë deklaruar se për përkrahjen e fermerëve përmes subvencioneve, do të jenë edhe 26 milionë euro shtesë, krahas 53 milionë eurove të buxhetit të rregullt.

”Këto mjete do të përdoren për të ndihmuar bujqit tanë të tejkalojnë sfidat e mungesës së shitjes që u shkaktoi COVID-19 sivjet, për të rritur prodhimin bujqësor vendor, për të rritur punësimin në zonat rurale, për të zvogëluar importin e produkteve bujqësore dhe për të rritur sigurinë e ushqimit që konsumojnë familjet tona”, ka thënë Ministri Mustafa, transmeton Zeri.info.

Po ashtu, Mustafa ka njoftuar se do të subvencionohen edhe normat e interesit të kredive bujqësore për disa sektorë të caktuar të bujqësisë. /Zëri