MF-ja ka ekzekutuar mbi 9 milionë euro per pagesat nga Pakoja Emergjente

MF-ja ka ekzekutuar mbi 9 milionë euro per pagesat nga Pakoja Emergjente

Ekonomia August 11, 2020 - 19:23

Ministria e Financave ka njoftuar se Thesari ka ekzekutuar transferin për pagesën e 53.248 përfituesve të masës 3(a) në vlerë mbi 9 milionë euro.

Në një njoftim për media, MF-ja bën të ditur se vlera e 9.446.560 euro përfshin pagesën për herën e dytë, si dhe pagesën për dy muaj përnjëherë për ata të cilët nuk kanë pranuar deri tani pagesën për muajin e parë.

“Ministria e Financave njofton se Thesari ka ekzekutuar transferin për pagesën e 53,248 përfituesve të masës 3 (a) në vlerë prej 9,446,560.00 Euro, që përfshin pagesën për herën e dytë si dhe pagesën për dy muaj përnjëherë për ata të cilat nuk kanë pranuar deri tani pagesën për muajin e parë, ndërsa mjetet mund të tërhiqen duke filluar nga nesër në zyrat bankare”, është bërë e ditur në njoftimin e tyre.

Ndërsa, po vazhdon procesi i përgatitjes për ekzekutimin e masave 7, 8 dhe 14 për përfituesit individë që do të procedohen nesër, duke vazhduar me ekzekutimin e pagesave të masës 3b (qiratë). /Zëri