Hoti deklaron se janë ndarë nga 130 euro për 27.527 familje me kushte të rënda materiale
Foto: Laura Hasani

Hoti deklaron se janë ndarë nga 130 euro për 27.527 familje me kushte të rënda materiale

Ekonomia August 10, 2020 - 17:34

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se 130 eurot e muajit Maj dhe Qershor janë ndarë për 27,572 familje me kushte të rënda materiale, të cilët nuk kanë asnjë të punësuar.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoti thekson se tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 Gusht në zyrat postare, gjithmonë duke respektuar udhëzimet e IKSHPK-së, transmeton Zeri.info.

“Sot janë kryer pagesat për 27,572 familje! Nga 130 euro për muajt Maj dhe Qershor janë ndarë për 27,572 familje me kushte të rënda materiale, të cilët nuk kanë asnjë të punësuar! Tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 Gusht nëpër zyra postare, afër vendbanimeve dhe duke respektuar udhëzimet për mbrojtje nga #COVID19”, thuhet në postimin e Hotit. /Zëri