“Frutex”-i rrit eksportin për 20% gjatë pandemisë

“Frutex”-i rrit eksportin për 20% gjatë pandemisë

Ekonomia August 08, 2020 - 16:21

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia me virusin COVID 19, ka ndikuar në rënien e shitjeve në tregun e Kosovës edhe me produktet e prodhuara në “Frutex”, por kjo rënie në tregun vendor është kompensuar nga rritja e eksportit.

Ne periudhën Janar- Korrik të këtij viti, “Frutex” ka pasur një rritje prej 20% në eksport, raporton Zeri.info. Rritja më e madhe ishte në tregun e Gjermanisë, Zvicrës, Belgjikës, Jordanisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë “Frutex” edhe në muajt në vazhdim presim të ketë rritje të eksportit. Vlen të theksohet se kompania “Frutex” eksporton produktin Golden Eagle dhe Relax, në afër 30 vende të botës me shtrirje në 4 kontinente të globit.

“Frutex” vazhdon të punoj me kapacitete të plota në rritjen e eksportit nga dita në ditë. /Zëri