MTI-ja heq nga tregu produktin “Peçko Pivo”

MTI-ja heq nga tregu produktin “Peçko Pivo”

Ekonomia August 06, 2020 - 15:40

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Kraniqi, ka kërkuar nga Inspektorati i Tregut që krahas zbatimit të vendimeve të Qeverisë për masat anti-COVID, të luftohet ekonomia joformale dhe të mbrohet konsumatori.

Në kuadër të kësaj dhe eliminimit të praktikave të padrejta tregtare, Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka ndaluar shitjen e produktit me emërtimin “Peçko Pivo”.

“Inspektorati, pas informatave që ka marrë, ka dalë të terren, ku ka hasur një produkt me emërtimin ‘Peçko Pivo’. Subjekti afarist nuk ka pasur faturë të furnizimit, respektivisht prejardhjen e produktit në fjalë”, thuhet në komunikatën e MTI-së.


Inspektorati i Tregut i ka shqiptuar gjobë materiale dhe ka konfiskuar sasinë e produktit në treg. /Zëri