Ministrja Bajrami: Gjendja me buxhetin nuk ka qenë asnjëherë më e rëndë

Ministrja Bajrami: Gjendja me buxhetin nuk ka qenë asnjëherë më e rëndë

Ekonomia July 30, 2020 - 12:53

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka alarmuar për gjendjen e buxhetit si pasojë e pandemisë COVID-19.

Bajrami ka thënë në Kuvend se gjendja me buxhetin është e rëndë dhe nuk ka qenë asnjëherë më keq se këtë vit, ku deri në fund të vitit priten të bien të hyrat mbi 200 milionë euro, transmeton “Zeri.info”.

“Gjendja buxhetore në vend është shumë e rëndë, asnjëherë më keq nuk kanë qenë të hyrat buxhetore, kemi një rënie drastike, deri në fund të vitit do të kemi më pak të hyra deri se 230 milionë euro, derisa shpenzimet për menaxhimin e pandemisë po ngrihen dita-ditës, që nuk është vetëm te ne, por në gjithë botën”, ka thënë Bajrami gjatë prezantimit të ndryshimit të projektligjit për vitin 2020.

Ministrja tha se kjo gjendje e rëndë është edhe si pasojë që Kosova nuk ka rezerva dhe nuk ka një buxhet të madh dhe stabil. /Zëri