Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Krasniqi: Rishikimi i buxhetit është në fazën finale të procedimit në Kuvend

Krasniqi: Rishikimi i buxhetit është në fazën finale të procedimit në Kuvend

Ekonomia July 28, 2020 - 13:31

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar një konferencë virutale me ministrin e Tregtisë Vesel Krasniqin, ku së bashku me përfaqësuesit e bizneseve kanë diskutuar për ekonominë e vendit pas pandemisë, si dhe planifikimin e Qeverisë ndaj sektorit privat.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, theksoi nevojën për miratim të buxhetit dhe projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Po ashtu ministri Vesel Krasniqi ka thënë se për implementim sa më të mirë të masave janë krijuar udhëzimet administrative në përputhje me rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe se gjithashtu janë krijuar grupe për inspektimin e veprimtarive dhe respektimin e masave mbrojtëse brenda sektorit të gastronomisë.

Krasniqi tha se rishikimi i buxhetit dhe finalizimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës janë në fazat finale të procedimit në Kuvend.

Ndërkaq, ai shtoi se pas miratimit të këtyre projektligjeve brenda një afati të shkurtër kohor do t’i hapet rrugë implementimit të Pakos Emergjente Fiskale dhe asaj për Rimëkëmbje Ekonomike. /Zëri