Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Gastronomët në protestë, kërkojnë ndihmën e shtetit
Foto: Laura Hasani

Gastronomët në protestë, kërkojnë ndihmën e shtetit

Ekonomia July 27, 2020 - 13:00

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, sot ka organizuar një protestë para qeverisë së Kosovës, për të kundërshtuar vendimin e autoriteteve për mbylljen e kafeneve dhe restoranteve pas orës 21:00.

Gastronomët kanë thënë se vendimet e qeverisë po pengojnë bizneset e tyre, ndërsa në anën tjetër janë ankuar se po paguajnë taksa rregullisht.

“Sot jemi të sëmurë ekonomikisht dhe sot paguajmë taksa, diçka nuk po shkon, sot është aksion po ja japim çelësin tonë, se ju me vendimet e juaja na e keni qit neve çelësin, po presim përkrahje për atë që na kemi investua që 20 vjet, edhe ne kemi familje edhe ne kemi prindër nuk duam që ta çojmë virusin në shtëpi”, ka thënë Labinot Ademi nga “Che Bar”.

Image
Image

Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të ndihmojnë këtë sektor, duke paralajmëruar se pas një javë do të protestojnë sërish nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Image

“I bëj thirrje qeverisë, kalojeni buxhetin, tregojeni veten sepse është koha e fundit me i ndihmu bizneset. Kërkesa është subvencion i pagave, mbulim i qirasë, riprogramim i kredive dhe ulje e TVSH-së edhe për sallat e dasmave e diskotekat kërkojmë rimbursim financiar, nëse nuk reagoni, sot një javë jemi prapë këtu, ju nuk po jepni përgjegjësi morale”, ka theksuar Ademi.

Image

Në mënyrë simbolike, pronarët e kafeneve dhe restoranteve i kanë dorëzuar para qeverisë çelësat e bizneseve të tyre.

Image

Ndërkaq, pas protestës, kryeministri Avdullah Hoti i ka pritur drejtuesit e Shoqatës në një takim. /Zëri

Image

 

Image

Image
Image