Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Gastronomët akuzojnë Policinë dhe inspektorët se po punojnë kundër tyre

Gastronomët akuzojnë Policinë dhe inspektorët se po punojnë kundër tyre

Ekonomia July 26, 2020 - 21:10

Gastronomët kanë akuzuar policinë dhe inspektorët se nuk po punojnë në zbatim të ligjit, por kundër tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka akuzuar këto dy institucione se po kërcënojnë pronarët e këtyre bizneseve me gjoba dhe në disa raste sipas tyre po ua mbyllin lokalet pa asnjë bazë ligjore, transmeton Zeri.info.

“Autoritetet zbatuese te ligjit, ne vend qe te kujdesen per zbatim e ligjit, po bejne shkelje te ligjit, duke kercenuar pronare dhe menaxhere te bizneve te gastonomise, me gjoba te medha dhe ne disa raste po i mbyllin lokalet gjithashtu te njejtat po i zbrazin pa asnje baze ligjore. Nje rast i tille ka ndodh sot ne Podujeve, menjehere pas paralajmerimit te aksionit tone legjitim, ne lokalin e bastisur dhe te zbrazur nga policia dhe inspektoriati (Clips Caffe)”, kanë shkruar ata, duke publikuar edhe një video nga një kafene zbrazur.

Gastronomët thonë se "veprimet joligjore dhe presioni i askujt" nuk do t’i zbrapsin nga veprimet e tyre në kërkim të drejtësisë për punë dhe mbijestesë. /Zëri