Kosova merr edhe 48 milionë euro kredi për menaxhimin e krizës ekonomike

Kosova merr edhe 48 milionë euro kredi për menaxhimin e krizës ekonomike

Ekonomia July 22, 2020 - 12:14

Qeveria ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovën.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se MF-ja ka arritur dakordim me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim që kredia të kapë vlerën prej 48 milionë eurove.

“Me qëllim të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia MF-ja ka arritur darkodim me Asociacion Ndërkombëtar. Marrëveshja financiare ka vlerën totale të kredisë 48 milionë euro”.