Balaj: “Dardafone” sot praktikisht la 3509 punëtorë pa paga - në konto ishin mbi 3 milionë euro të Qeverisë

Balaj: “Dardafone” sot praktikisht la 3509 punëtorë pa paga - në konto ishin mbi 3 milionë euro të Qeverisë

Ekonomia July 21, 2020 - 22:40

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së, Lamih Balaj, e ka quajtur të mjerë dhe qyqar veprimin e sotëm të kompanisë "Dardafone" për tërheqjen e mjeteve nga xhirollogaria e Telekomit të Kosovës me përmbarues privat.

Balaj, në një komunikim me Zërin, tha se në xhirollogarinë e Telekomit kanë qenë mbi 3 milionë euro në kohën kur ka ardhur vendimi i përmbaruesit për tërheqjen e mbi 26 mikionë eurove. 

Sipas tij, ato mjete i janë dhënë Telekomit nga Qeveria si masë për rimëkëmbje nga pandemia COVID-19.  


Ndërkaq, përmes një postimi në “Facebook”, Balaj ka thënë se praktikisht 3509 punëtorë të Telekomit pas kësaj tërheqjeje kanë mbetur pa paga, përcjell “Zeri.info”.

“Veprimi dhe guximi i sotëm i Blerim Devollit dhe Ilir Mulhaxhes për terheqjen e komplet mjeteve nga xhirollogaria e Telekomit është i mjerë dhe qyqarë. Sot praktikisht kanë mbetë pa paga 3500 punëtore me familjet e tyre si dhe është rrezikuar në thelb siguria kombëtare e komunikimit. Një gjë mund t’ju sigurojmë se, KURRË nuk kthehet në Telekom Z-Mobile edhe nëse Shteti ju është dorzuar Dardafonit. Ne së bashku me juve miq dhe punëtore NUK do të dorzohemi”, ka shkruar Balaj.