Lëshohen në qarkullim edhe 1.5 kilometra në “Veternik”, Abrashi paralajmëron investime shtesë

Lëshohen në qarkullim edhe 1.5 kilometra në “Veternik”, Abrashi paralajmëron investime shtesë

Ekonomia July 21, 2020 - 12:24

1.5 kilometra janë lëshuar për qarkullim në rrugën e “Veternikut”, në Prishtinë, e cila ka kushtuar 1.5 milion euro me punë shtesë.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, tha se kjo rrugë do të jetë arterie e kryesore për kryeqytetin, madje ai ka paralajmëruar se në këtë pjesë do të bëhen investime shtesë.

“Është me të vërtetë një arterie për Prishtinën, ku brenda ditës qarkullojnë mijëra vetura dhe tani po merr formë pas një investimi të madh, pastaj edhe një investim shtesë, sepse jemi detyruar që të ndërhyjmë me punë shtesë. Pas një periudhe shumë të gjatë dhe pas disa vitesh pritje që të kryhen disa pjesë teknike, do të marrë formë të shkëlqyer”, tha Abrashi.

Abrashi tha se do të ndërhyjnë edhe në disa pjesë tjera të kësaj rruge për t’i asfaltuar.

“Të gjitha siguritë i kam marrë që këto punë kanë përfunduar dhe ne do të shkojmë përtej saj, do të bëjmë një projekt shtesë, ku do të vendosen pilotë shtesë nga muri thjeshtë për një siguri me të madhe për qytetarët. Do të ndërhyjmë edhe në pjesët tjera për asfaltim në dy korsitë tjera. Inxhinierët e ministrisë janë duke punuar për ndërtimin e një ure, e cila do ta lidhë lagjen ‘Kalabria’ me ‘Lagjen e Spitalit’, por që janë projekte afatmesme e që kemi filluar t’i projektojmë”, tha Abrashi.

Mal Lokaj, drejtor i Menaxhimit të Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, tregoi arsyet pse është vonuar kjo rrugë.

“Kanë ndodhur rrëshqitje të dheut, ku janë ndërtuar mure para tyre dhe për shkak të ndërhyrjeve të palëve të treta, pikërisht firmave ndërtimore e kanë ngacmuar terrenin afër murit dhe kësisoj janë vonuar punimet”, u shpreh ai.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, tha se kjo rrugë do të jetë arterie e kryesore për kryeqytetin. /EO