Rukiqi: Java tjetër është vendimtare për shpëtimin e ekonomisë

Rukiqi: Java tjetër është vendimtare për shpëtimin e ekonomisë

Ekonomia July 16, 2020 - 14:38

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka deklaruar se java e ardhshme është vendimtare për shpëtimin e ekonomisë, transmeton “Zeri.info”.

Rukiqi ka thënë se rishikimi i buxhetit është shpresa e fundit për mijëra punëtorë dhe ndërmarrje në sektorin privat.

“Sa për rikujtim: 123 ditë nga fillimi zyrtar i pandemisë në Kosovë dhe deri sot asnjëra nga masat në përkrahje të biznesit nuk është implementuar në tërësi. Java tjetër është vendimtare për të shpëtuar ekonominë. Rishikimi i buxhetit është shpresa e fundit për mijëra e mijëra punëtorë dhe ndërmarrje të sektorit privat”, ka shkruar ai një postim në “Facebook”. /Zëri