Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Kompania ajrore SmartLynx dështon të filloj operimin, dëmtohen pasagjerët

Kompania ajrore SmartLynx dështon të filloj operimin, dëmtohen pasagjerët

Ekonomia July 07, 2020 - 17:46

Kompania ajrore SmartLynx, gjatë kohës së pandemisë kishte paralajmëruar fillimin e operimeve në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” duke filluar nga muaji Korrik. Por kjo kompani ka dështuar të bëjë një gjë të tillë edhe pse kanë kaluar një javë nga data kur do ishte dashur që kjo kompani të fillonte fluturimet.

Si pasojë e mos realizimit të fluturimeve të parashikuara, dhjetëra pasagjer kanë mbetur pa realizuar fluturimet e tyre. Ata tanimë kanë mbetur pa udhëtuar drejt Kosovës dhe ende nuk është e qartë nëse ata pasagjer janë kompensuar për dëmin e shkaktuar.

Kompania SmartLynx, në Kosovë ka si Tour Operator agjencinë “PrishtinaJet”, një agjenci e cila në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës është regjistruar më 12.05.2020 dhe figuron në emër të Mentor Kazazi nga Gjakova, ndërsa si kapital kanë deklaruar shumën prej 100.000 eurove, shumë kjo e cila nuk mjafton as për realizimin e fluturimeve të dy dite, pasi që sipas planifikimeve të tyre, kjo kompani do të operonte rreth 4 fluturime brenda ditës.

Kjo nuk është hera e parë që agjenci të tilla mashtrojnë bashkatdhetarët tanë dhe i lënë ata rrugëve. Ndërsa mbetet tek organet e shtetit që të ndërmarrin masat e nevojshme që ky rast të hetohet pasi që agjenci të tilla shfrytëzojnë edhe gjendjen epidemiologjike vetëm për përfitimet të tyre personale duke pashtruar pasagjerët. /Aerokos