Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Fondi i Kursimeve Pensionale thotë se 10-përqindëshi mund të tërhiqet pasi të ndryshohet ligji

Fondi i Kursimeve Pensionale thotë se 10-përqindëshi mund të tërhiqet pasi të ndryshohet ligji

Ekonomia July 06, 2020 - 16:11

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka dhënë sqarim lidhur me kompensimin e 10-përqindëshit.

Përmes një njoftimi, Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka bërë të ditur se duhet të ndryshohet Ligji në fuqi për Fondet Pensionale në Kosovë. Meqenëse ky ligj duhet të ndryshohet vetëm në Kuvend, qytetarëve u kërkohet të presin, transmeton “Zeri.info”.

“Jua konfirmojmë se për t’u bërë i mundur propozim-plani i Qeverisë për 10-përqindëshin duhet patjetër të ndryshohet Ligji në fuqi për Fondet Pensionale në Kosovë. Ky ligj, siç dihet, mund të ndryshohet vetëm nga Kuvendi i Kosovës dhe deri tek ai ndryshim ka procedura për t’u kryer, pra, jua përsërisim, 10-përqindëshi ende nuk mund të tërhiqet sepse nuk ka ndryshuar ligji!”, thuhet në njoftim. /Zëri