Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
Zeka: Vonesa e ndihmës financiare nga shteti i ka lënë bizneset në mëshirë të fatit

Zeka: Vonesa e ndihmës financiare nga shteti i ka lënë bizneset në mëshirë të fatit

Ekonomia July 05, 2020 - 09:05

Ndonëse Kosova ka shkallën më të ulët të borxhit publik, krahasuar me vendet e rajonit, rritja mund të bëhet pa asnjë problem, raporton Ekonomia Online. Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se me ligjin aktual të borxhit publik Kosova mund ta rrisë atë deri në 40 për qind të bruto produktit vendor.

“Me ligjin aktual të borxhit publik Kosova mund ta rrisë borxhin deri në 40 për qind të bruto produktit vendor. Momentalisht sa e di unë është 18 për qind, që do të thotë se hapësira për rritje të borxhit publik është goxha e madhe, por megjithatë nuk do të thotë se ne duhet ta shfrytëzojmë tërë këtë hapësirë për rritjen e nivelit të huamarrjes për programin e rimëkëmbjes ekonomike”, u shpreh ai.

“E mira është se ne kemi hapësirë për rritje të borxhit publik por duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm në këtë aspekt, dhe natyrisht duhet të tregojmë një disiplinë më të madhe në menaxhimin e financave publike në vitet në vijim, në mënyrë që në asnjë mënyrë mos ta rrisim ngarkesën tatimore të tatimpaguesve, qoftë të bizneseve apo edhe qytetarëve të vendit”, thotë ai.

Sapas tij, vonesat në disbursimin e mjeteve të premtuara nga ana e shtetit, shumë kompani i ka lënë në mëshirë të fatit dhe me humbje marramendëse.

“Disa prej tyre iu janë akomoluar edhe detyrimet qofshin kreditore ose detyrime tjera operacionale dhe të cilat natyrisht është pritur që do të kryhen pas lehtësimit të masave kufizuese. Prandaj vonesat në disbursimin e mjeteve të premtuara nga ana e shtetit i lë këto kompani në gjendje të vështirë, sa i përket likuiditetit por tashmë janë me detyrime të reja të krijuara pas rinisjes së punës. Qasja në financa ka qenë problematike në këtë vend, prandaj ne kemi insistuar në përkrahje të shpejtë për këto ndërmarrje”, thotë ai.

“Pra ky është problemi kryesor, pamundësia e këtyre kompanive që të nisin, por në anën tjetër kemi një problem tjetër që lidhet me nivelin e reduktuar të të hyrave të punonjësve përgjatë këtyre muajve, e që ka të bëjë me konsumin e ulët. Disa prej ndërmarrjeve që kanë vazhduar punën, vazhdojnë të ballafaqohen me telashe sa i përket të të hyrave, rrjedhimisht për shkak të konsumit relativisht të ulët”, thotë ai.

Teksa ka folur për humbjet nga pandemia, shqetësim mbetet shuma e ofruar nga pakoja emergjente fiskale dhe vonesat në këtë drejtim.

Zeka thotë se këto humbje ka qenë dashur të bëhen proporcional me dëmin që iu është shkaktuar këtyre ndërmarrjeve, raporton EO.

“Ne kemi shprehur shqetësimet tona për sa i përket shumës së ofruar edhe më pakon emergjente fiskale që është paraparë për kompensimin e pagave për punonjësit e ndërmarrjeve të sektorit privat por edhe mbulesën e 50 përqindëshit për qirave dhe kemi menduar mbulesa duhet të jetë më proporcionale me dëmin që iu është shkaktuar këtyre ndërmarrjeve për shkak të kufizimit të aktivitetit ekonomik pas shpërthimit të pandemisë”.

“Përkrahja nuk ka qenë e duhur por përtej përkrahjes së ofruar për këto ndërmarrje që ka qenë për keqardhje dhe më tepër është vonesa në dizbursimin e këtyre mjeteve, rrjedhimisht në zbatimin e masave të përfshira në pakon emergjente fiskale”.

“Pastaj, edhe Qeveria paraprake por edhe kjo e re kanë prezantuar një pako të rimëkëmbjes. Masat e përfshira në këtë pako janë pothuajse të ngjashme të cilat janë propozuar nga ana e asociacioneve të bizneseve që kanë të bëjnë me garantimin e kredive”, thotë ai.