Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Kuçi dhe Kosnetti bisedojnë për zhvillimin ekonomik në Kosovë

Kuçi dhe Kosnetti bisedojnë për zhvillimin ekonomik në Kosovë

Ekonomia June 23, 2020 - 16:41

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, kanë diskutuar në lidhje me gjendjen ekonomike në vendin tonë të krijuar nga pandemia me COVID-19.

Kuçi e ka njoftuar ambasadorin Kosnett për masat që do të ndërmarrë Qeveria e Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike në vend, përcjell “Zeri.info”.

Po ashtu në takimin virtual mes Kuçit dhe Kosnettit, është diskutuar për zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë, si dhe për mbështetjen e aktiviteteve të ndërmarrjeve publikë dhe sektorit privat në Kosovë.