Nesër rihapen edhe çerdhet publike në kryeqytet

Nesër rihapen edhe çerdhet publike në kryeqytet

Ekonomia June 01, 2020 - 15:41

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se nesër do të rihapen çerdhet në kryeqytet.

Përmes një postimi në “Twitter” Ahmeti ka njoftuar se të gjitha çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet do të jenë të hapura, përveç asaj “Dielli”, e cila momentalisht është në rinovim.

“Çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën e Prishtinës rihapen nesër. Vetëm çerdhja ‘Dielli’ nuk hapet, për shkak se e shfrytëzuam pandeminë për renovim dhe jemi para përfundimit”, ka bërë të ditur ai, transmeton “Zeri.info”.

Prindërit, tha ai, do të njoftohen për zgjidhjen e përkohshme për atë çerdhe. /Zëri