Fillon puna në shërbimet ambulatore dhe për rastet elektive

Fillon puna në shërbimet ambulatore dhe për rastet elektive

Ekonomia June 01, 2020 - 13:49

Në kuadër të lehtësimit të masave, sot ka filluar puna në ambulancat specialistike, duke ofruar shërbime për operacionet elektive dhe për rastet e tjera joemergjente, që ishin të ndaluara deri më tani.

SHSKUK-ja përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pacientët që kërkojnë shërbime shëndetësore në kuadër të klinikave të QKUK-së, por edhe të spitaleve të përgjithshme, duhet me patjetër të jenë të pajisur me maska dhe me doreza, transmeton “Zeri.info”.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik, Universitar i Kosovës njofton pacientët që kërkojnë shërbime shëndetësore në kuadër të klinikave të QKUK-së, por edhe spitaleve të përgjithshme, se për të hyrë në kuadër të objekteve shëndetësore duhet që domosdoshmërisht të jenë të pajisur me maska dhe me doreza, duke u bazuar në Planin e veprimit për rikthim gradual të shërbimeve shëndetësore, i përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

SHSKUK-ja po ashtu njofton se të gjitha rastet që trajtohen paraprakisht duhet të caktojnë terminët, kurse në objekt hyjnë vetëm ata që kanë terminët, të tjerët presin jashtë. Po ashtu, sipas këtij plani, kontrollet bëhen me distancë kohore prej 30 minutash, kurse është e ndaluar të krijohen tollovi në hyrje të objekteve.

Po ashtu në njoftim thuhet se pacientët që kanë terminët për realizim të procedurave diagnostike në Klinikën e Radiologjisë duhet të paraqiten sipas terminëve, kurse atyre që u ka kaluar termini të lajmërohen në Klinikë për të caktuar termin të ri. /Zëri