“Petrol Company” rriti numrin e punëtorëve në kohë pandemie

“Petrol Company” rriti numrin e punëtorëve në kohë pandemie

Ekonomia June 01, 2020 - 11:38

“Petrol Company” është shndërruar në lider në fushën e tregtimit të derivateve, ku është e pranishme thuajse në të gjitha komunat e Kosovës.

“Petrol Company” është ndër të paktat biznese që gjatë kohës së pandemisë ka rritur potencialin, duke rritur edhe numrin e punëtorëve.

Menaxherja e marketingut, Valentina Mekani, ka bërë të ditur sot se në muajt kur Kosova përballej me pandeminë kompania jo vetëm që ka punësuar, por u ka dalë në ndihmë shumë familjeve në nevojë.

“Përkundrazi, kemi punësuar, gjatë kohës së pandemisë kemi qenë shumë aktivë, kemi rritur potencialin për të punësuar punëtorë të tjerë, nuk bëhet fjalë për largime nga puna, janë stimuluar punëtorët, të cilët kanë punuar jashtë orarit”, ka thënë Mekani në “Radio Prishtina”.

Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kompania ka vendosur të ndihmojë shoqatën e fëmijëve “Down Sindrom Kosova”.

“Çdoherë mendojmë të jemi afër atyre që kanë nevojë për buzëqeshje dhe ndihmesë, ‘Petrol Company’ është mobilizuar për t’u organizuar për Ditën e Fëmijëve dhe kjo shoqatë ishte ajo për të cilën ne vendosëm”, ka thënë Mekani.

Përmes ndihmës së tyre ambientet e kësaj shoqate tashmë kanë marrë pamje tjetër.

“Kemi shkuar ta shohim gjendjen e tyre dhe për çfarë ka nevojë më shumë kjo shoqatë. Pamë se gjendja ku ata kryen terapitë nuk ishte ashtu siç duhet me qenë, në një dhomë për terapi të caktuar u pa që ka nevojë për inventar dhe shumë gjëra tjera që duhet të ketë një dhomë e terapisë. Jemi mobilizuar dhe së bashku me organizatën kemi përzgjedhur inventarin e nevojshëm sipas kërkesës së shoqatës”.

Po ashtu “Petrol Company” ka ndihmuar edhe shumë familje në nevojë para disa ditësh për nder të festës së Fitër Bajramit. /Zëri