Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Kadrijaj: Ekonomia e Kosovës pritet që të ketë rënien më të madhe në rajon

Kadrijaj: Ekonomia e Kosovës pritet që të ketë rënien më të madhe në rajon

Ekonomia May 31, 2020 - 16:34

Blerand Kadrijaj, ekspert i ekonomisë nga Partia Demokratike e Kosovës, në një konferencë për medie foli për situatën ekonomike në vend, raporton “Zeri.info”.

Sipas tij, Qeveria Kurti për shkak të keq menaxhimit të buxhetit dhe pakos emergjente fiskale, ka rrezikuar falimentimin e shumë ndërmarrjeve private duke zhytur mijëra qytetarë të Kosovës në varfëri.

“Kjo nuk do të ndodhte nëse Qeveria do të merrte më seriozisht këtë situatë. Ekonomia jonë pritet që të ketë rënien më të madhe në rajon me 11.3%, që i bie që vendi ynë të humb mbi 800 milionë euro vetëm në vitin 2020”, theksoi Kadrijaj.

Nëse bëhen krahasime me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas kësaj analize, del se Kosova ka rënien më të lartë ekonomike në rajon.

Sipas analizës ekonomike të bërë nga PDK, situata aktuale del të jetë shumë e rëndë se sa ajo e parashikimeve nga ministri i financave, me -242 milionë më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, raporton Zeri.info.

“Kemi ardhur në përfundim se mangësitë e pakos emergjente janë: e vonshme, e pabazë, ka trajtuar kryesisht gjendjen sociale dhe ka injoruar sektorin privat. Nuk është bërë pagesa me kohë e në disa raste fare”,

Sipas Kadrijajt, do të ketë rënie të BPV-së për rreth 800 milionë euro, humbje buxhetore për vitin 2020 mbi 300 milionë euro, humbje të vendeve të punës, falimentimi i shumë ndërmarrjeve private, humbje të investimeve të huaja direkte.

Po ashtu, në këtë konferencë, u prezantuan rekomandimet e Partisë Demokratike të Kosovës për ringjalljen e ekonomisë në vend.

“Të fillojë menjëherë me ristrukturim të pakos së rimëkëmbjes ekonomike, të bëhet hapja e tërësishme ekonomisë së vendit pa pengesa, të bëhet hapja e kufirit me vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian”, tha eksperti i ekonomisë nga PDK. /Zëri