Prishtina prin me më së shumti biznese të reja sivjet

Prishtina prin me më së shumti biznese të reja sivjet

Ekonomia May 30, 2020 - 14:52

Në tremujorin e parë të vitit 2020, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë regjistruar 2311 ndërmarrje. Kryeqendra e Kosovës, Prishtina prin me me 741 ndërmarrje të regjistruara, pasuar nga Ferizaj me 178 ndërmarrje të regjistruara, Prizreni 162, Peja me 133 dhe Fushë-Kosovës i janë shtuar 101 ndërmarrje të reja.

Të paktën ligjërisht llogariten ashtu. Ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor, transmeton Zeri.

Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, sipas këtyre të dhënave po del të jetë mjaft i lakmuar. Mbi 25% e ndërmarrjeve të regjistruara ushtrojnë këtë veprimtari.

Sektori i ndërtimtarisë nga totali i ndërmarrjeve të regjistruar përfshin 213 sosh, prodhimi me 363 kompani si dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 225 ndërmarrje.