Disa zona të Prishtinës edhe sot mbesin pa ujë

Disa zona të Prishtinës edhe sot mbesin pa ujë

Ekonomia May 28, 2020 - 09:08

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojë riparimi i gypit të ujit, që vjen nga Badovci në rezervuarin e Mirditës.

Në komunikatën e kësaj kompanie thuhet se riparimi i këtij gypi ka filluar dje dhe vazhdon edhe sot, transmeton “Zeri.info”.

“Riparimi i tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe të operimit të KRU ‘Prishtina’ SHA ka filluar ditën e djeshme, por që konsumatorët të mos mbesin për një kohë të gjatë pa furnizim me ujë punimet janë ndërprerë dje pasdite dhe do të vazhdohet me riparim edhe sot”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se mungesën e ujit të pijshëm mund ta ndiejnë pikat e larta furnizuese të fshatit Hajvali, pikat e larta të zonës qendër të lagjes “Bregu i Diellit” dhe pikat e larta furnizuese të lagjes “Mati I”.

“Punimet fillojnë në orën 11:00. Mungesën e ujit të pijshëm mund ta ndiejnë pikat e larta furnizuese të fshatit ‘Hajvali’, pikat e larta të zonës qendër të lagjes ‘Bregu i Diellit’ dhe pikat e larta furnizuese të lagjes ‘Mati I’”, thuhet në komunikatën e kësaj kompanie. /Zëri