Thaçi: Kurti mori yryshin të më shkarkojë mua, por ai do të shkojë para meje
Foto: Laura Hasani

Thaçi: Kurti mori yryshin të më shkarkojë mua, por ai do të shkojë para meje

Ekonomia May 26, 2020 - 12:51

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i është sulur atij për ta shkarkuar, por theksoi se “ai do të shkojë para meje”, raporton “Zeri.info”.

Këto komente Thaçi i bëri pas një takimi, që e zhvilloi në Odën Ekonomike të Kosovës.

“Kurti ka marrë yryshin për të më shkarkuar që nga fillimi, po ai do të shkojë më shpejt se unë”, theksoi Thaçi.

Ndër të tjera, ai komentoi edhe deklaratën e tij të djeshme në lidhje me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, të cilin e quajti uzurpues të zyrës së kryeministrit.

Thaçi tha se “një kryeministër i cili u rrëzua nga posti i tij nga 2/3 e deputetëve nuk mund të quhet ndryshe, veçse i tillë”. /Zëri