Infektuar: 1123
Shëruar: 847
Vdekur: 30
Rukiqi: Mbi 60 për qind të bizneseve janë të rrezikuara
Foto: Laura Hasani

Rukiqi: Mbi 60 për qind të bizneseve janë të rrezikuara

Ekonomia May 20, 2020 - 15:13

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, përmes një konference për medie ka thënë se që nga fillimi i pandemisë COVID-19, 67 ditë më parë, janë kujdesur për gjendjen e bizneseve, sidomos të atyre private.

“Që kur janë vendosur masat kundër përhapjes së koronavirusit ne jemi kujdesur për gjendjen me pandeminë COVID-19. Gjatë masave kufizuese ka pasur shumë paqartësi, edhe për Pakon Emergjente. Tash në fazën e dytë kemi përcjellë ndryshimet e kësaj faze në bizneset private”, ka thënë Rukiqi.

Ai ka treguar për gjendjen e bizneseve në kohën e pandemisë, ku tha se 60% e tyre janë të rrezikuara, raporton “Zeri.info”.

“67 ditë kanë kaluar që nga fillimi i masave kufizuese për parandalimin e pandemisë, që nga data 4 maj pjesa më e madhe e bizneseve kanë rifilluar punën, ndërsa prej datës 1 qershor pritet të fillojnë punën mbi 95% e bizneseve aktive në vend. 40% të bizneseve kanë qenë të mbyllura. Mbi 60% të bizneseve, sidomos ato biznese që nuk kanë zhvilluar asnjë aktivitet ekonomik, konsiderojnë se janë të rrezikuara pas vendosjes së masave kufizuese”, ka thënë ai. /Zëri