“Petrol Company” ndihmon 50 familje me miell dhe pako ushqimore

“Petrol Company” ndihmon 50 familje me miell dhe pako ushqimore

Ekonomia April 07, 2020 - 19:41

Rrjeti i shitjes së derivateve “Petrol Company”, i cili është i pranishëm në gjithë vendin, ka ndihmuar të martën 50 familje në nevojë me nga një pako ushqimore, për tu bërë sa më të lehtë jetën, në kohën kur vendi po kalon një krizë, si pasojë e pandemisë COVID 19.

Ndihmat ushqimore janë shpërndarë tek familjet skamnore, përmes Shoqatës "Jetimat e Ballkanit" të cilën e përfaqëson Halil Kastrati.

Drejtori i “Petrol Company” z. Shkelzen Jusaj gjatë ceremonisë së dorëzimit ka thënë se për çdo familje kompania që ai menaxhon ka ndarë nga një thes miell prej 25 kilogramë, si dhe nga një pako ushqimore. ”Ne kemi ndihmuar, jemi duke ndihmuar, por edhe do të vazhdojmë të ndihmojmë në vazhdimësi familjet me nevojë, sidomos në kohën kur në vend thuajse gjithçka është e bllokuar” ka thënë Jusaj.

Sipas tij, kësaj radhe ndihmat janë shpërndarë  përmes Shoqatës "Jetimat e Ballkanit" tek familjet me nevojë në komunën e Fushë Kosovës. Me q'rast falenderon shumë dhe përgëzon përfaqesuesin e shoqates  Halil Kastratin për punën e pa lodhshme dhe vullnetmirë.

Edhe Valentina Mekani, menaxhere për media në “Petrol Company” thotë se ndihma për familje me nevojë gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të mbetet prioritet për pronaret e kompanisë në fjalë.

Sipas saj, edhe në të kaluarën  “Petrol Company” ka kontribuar në ndërtimin e shtëpive për skamnore, por edhe vazhdon të kontriboj edhe më tutje në ndërtimin e shtëpive të reja në kuadër të kampanjes humanitare, por edhe dërgimit të pakove të shumta për familje me nevoje

Më tutje Mekani thotë se “Petrol Company” është ndër kompanitë e rralla në vend që përves sektorit të gastronomisë nuk ka ndërmarrë asnjë zbritje pagash.

“Në këtë kohë kompania ka ndare miell për të gjithë punëtoret” ka thënë më tutje Mekani nga Petrol Company

Përndryshe “Petrol Company” vitin e kaluar ka festuar 30 vjetorin e themelit, e ku falë punës  ajo vazhdon të jetë lider në treg në fushën e shitjes se derivateve në gjithë territorin e Kosovës.

Image

Image

Image

Image

Image

 

 

Ky është artikull i sponsorizuar.