Pas heqjes së taksës, Kosova fillon të importojë nga Serbia edhe pemë
FOTO: Laura Hasani

Pas heqjes së taksës, Kosova fillon të importojë nga Serbia edhe pemë

Ekonomia April 07, 2020 - 16:00
Valmire Maliqi/ Prishtinë

Hiç më pak se 1.7 milion euro mallra serbe e boshnjake kanë hyrë në Kosovë nga 1 prilli i këtij viti. Qëkur është hequr taksa 100% për këto dy shtete nga qeveria në detyrë “Kurti” në pikën kufitare në Merdarë kanë hyrë me qindra mauna me mallra si të lëndës së parë, ashtu edhe të atyre komerciale. Megjithëkëtë njëjtë nuk ka ndodhur me mallrat nga Kosova në drejtim të këtyre vendeve. Nga fillimi i këtij muaji Kosova ka eksportuar mallra në vlerë 131 mijë euro drejt Serbisë, teksa drejt Bosnjë e Hercegovinës në vlerë 106 mijë euro. Edhe më tutje vazhdon të ketë një disproporcion të madh në mes të eksportit dhe importit të Kosovës me këto vende, shkruan "Zëri"

Në listën e produkteve që Kosova ka importuar nga Serbia që nga 1 prilli janë edhe pemët, arrat dhe frutat e thata. Nga shteti fqinj deri më tani janë importuar 150 kilogramë sosh, teksa vlera e tyre është mbi 388 euro.

Zëri do të raportojë në vazhdimësi për produktet që tashmë kanë filluar të importohen nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina në Kosovë, pas heqjes së taksës me 1 prill të këtij viti. /ZËRI

Lexo edhe Nga 1 prilli në Kosovë kanë hyrë 1.7 milion euro mallra serbe dhe boshnjake
Ekonomia April 07, 2020