Nga 1 prilli Kosova importoi nga Serbia mbi 732 mijë euro drithëra

Nga 1 prilli Kosova importoi nga Serbia mbi 732 mijë euro drithëra

Ekonomia April 07, 2020 - 15:16
Valmire Maliqi/ Prishtinë

Hiç më pak se 1.7 milion euro mallra serbe e boshnjake kanë hyrë në Kosovë nga 1 prilli i këtij viti. Qëkur është hequr taksa 100% për këto dy shtete nga qeveria në detyrë “Kurti” në pikën kufitare në Merdarë kanë hyrë me qindra mauna me mallra si të lëndës së parë, ashtu edhe të atyre komerciale. Megjithëkëtë njëjtë nuk ka ndodhur me mallrat nga Kosova në drejtim të këtyre vendeve. Nga fillimi i këtij muaji Kosova ka eksportuar mallra në vlerë 131 mijë euro drejt Serbisë, teksa drejt Bosnjë e Hercegovinës në vlerë 106 mijë euro. Edhe më tutje vazhdon të ketë një disproporcion të madh në mes të eksportit dhe importit të Kosovës me këto vende, shkruan "Zëri"

Gjatë kësaj kohe Kosova ka importuar mbi 3 milionë e 772 mijë kilogram drithëra nga Serbia në vlerë 732 mijë e 696 euro.

Kosova ndër vite importon në masë të madhe nga Serbia drithëra dhe miell dhe tani pas krijimit të situatës me pandeminë COVID-19, janë shtuar kërkesat për furnizim me miell. Para vendosjes së taksës 100%, Kosova importonte nga Serbia rreth 95% të grurit. /ZËRI

Lexo edhe Nga 1 prilli në Kosovë kanë hyrë 1.7 milion euro mallra serbe dhe boshnjake
Ekonomia April 07, 2020