Rukiqi: Pagesat do të kalojnë në llogari të punëtorëve, jo tek bizneset
Foto: Laura Hasani

Rukiqi: Pagesat do të kalojnë në llogari të punëtorëve, jo tek bizneset

Ekonomia April 07, 2020 - 14:17

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, është i ftuar sot në emisionin “Drive Time” me Arin dhe me Bernën në Radio Prishtina.

Rukiqi gjatë intervistës konfirmoi edhe një herë që duke u bazuar në ndarjet që janë bërë në Pakon Emergjente Fiskale, pagesat për punëtorët do të kalojnë direkt në llogaritë e tyre dhe jo te bizneset, raporton “Zëri.info”.

“Mjetet tani shkojnë në llogaritë e punëtorëve. Kompanitë aplikojnë për punëtorët që i kanë, pastaj paratë kalojnë direkt te punëtorët. Në rast që do të ndodhte e kundërta efekti do të ishte më i madh. Ne nuk kemi kohë për të pritur shumë”, ka pohuar ai.

Sipas tij, ka vështirësi për shkak se ende nuk janë sqaruar të gjitha procedurat që duhet të ndiqen. “Ende nuk ka formularë. Ne kemi kërkuar sqarime për formularët mbi të cilat do të kryheshin procedurat. Ende nuk janë të qarta dhe nëse këtë javë publikohen formularët, atëherë do të ishim në rregull, por nëse vonohet më shumë do të ketë vështirësi”, ka thënë Rukiqi.//V.M //ZËRI