Kadrijaj: Trust-i dhe Qeveria mund të lidhin marrëveshje për shpëtimin e kontributeve të qytetarëve

Kadrijaj: Trust-i dhe Qeveria mund të lidhin marrëveshje për shpëtimin e kontributeve të qytetarëve

Ekonomia April 06, 2020 - 19:40
Valmire Maliqi/ Prishtinë

Paratë e tatimpaguesve kosovarë nuk i kanë shpëtuar krizës në tregjet financiare globale si pasojë e pandemisë COVID-19. Fondi i Kursimeve Pensionale për një ditë ka humbur 12.8 milionë euro në investime, teksa të dhënat e prezantuara nga Trusti tregojnë se humbja brenda 3 muajve të këtij viti llogaritet të jetë 103.3 milionë euro, shkruan “Zëri”.

Nga Trusti është thënë që kjo gjë nuk do të ndikojë te kontributet e personave të cilët do të pensionohen gjatë këtij viti. Kjo pasi, sipas tyre, me krijimin e portofolit konservativ është vendosur mbrojtja e këtyre kontributdhënësve.

“Bordi Drejtues ka themeluar një portofol konservativ, i cili nuk do të ndikohet nga rënia e tregjeve financiare. Pra, asnjë kontribuues i pensionuar gjatë vitit 2020 nuk do të preket nga rënia e tregjeve financiare. Krijimi i këtij portofoli ishte edhe mënyra e vetme ligjore që aktualisht FKPK-ja e ka dispozicion për t’i mbrojtur personat që do të pensionohen përgjatë vitit”, është bërë e ditur nga Trusti.

Në ndërkohë, gjatë vitit të kaluar Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) pati arritur të kthejë 161 milionë euro nga investimet. Fondi total që iu afrua ishte 2 miliardë eurove e që shënoi një rritje vjetore prej 300 milionë eurosh. Po ashtu në vitin 2019 ky institucion pati arritur një performancë pozitive nga investimet prej 8,9%, ndërkohë kthimi bruto shkoi në rreth +161 milionë euro në total.

Njohësi i çështjeve ekonomike Mustafë Kadrijaj ka thënë për “Zërin”, që lëvizjet ekonomike në nivel botëror padyshim që ndikojnë edhe në Trust.

“Për fat jo të mirë kjo është normal në rast të krizave për faktin që Trusti Pensional i ka të afatizuara mjetet në tregjet financiare ndërkombëtare që çdo lëvizje ekonomike në nivel botërorë është normale që të ndikoj edhe Trustin Pensional në Kosovë. Në këtë rast do të kemi humbje për faktin që niveli i aktivitetit ekonomik botëror ka pësuar rënie kështu që bie vlera e aksioneve në nivel botëror”, ka thënë Kadrijaj për “Zërin”.

Sipas tij kjo gjë do të ndikojë edhe tek kontribuesit në Trustin Pensional

“Pra edhe ne si kontribues në Trustin Pensional do kemi pasoja. Sa do që do jenë ato vlera duhet të pajtohemi sepse dhe Trusti Pensionale nuk mund të i tërheq mjetet. Kjo pas që pjesëmarrja në tregjet financiare e ka të njohur këtë risk. E vetmja mundësi që nëse ka ende mjete Tusti që nuk i ka në tregjet ndërkombëtare dhe mund të lidh marrëveshje me qeverinë që në këtë kohë të përkrah krizën dhe mbasi kalimit të pandemisë COVID-19, t`i kthejnë sipas marrëveshjes”, ka thënë ndër të tjera ai.

Sipas tij në rast të lidhjes së marrëveshjes me Qeverinë për menaxhimin e mjeteve të Trustit, rrizku është më i vogël.

“Niveli i rriskut është më i vogël dy faktor së pari gjasat që qeveria të i kthej janë të mëdha njëherësh nuk ikin mjetet jashtë vendit. Pra pa marrë parasysh që do dëmtohemi është diçka normale gjithnjë duke mos i përjashtuar për ndonjë abuzim nga menaxhmenti i Trustit Pensionl që në këtë rast organet relevante duhet të jenë vigjilente duke invenstiguar aktivitetet t e Fondit Pensional”, ka thënë Kadrijaj. /ZËRI

Lexo edhe Trusti e merr teposhtën, shkak koronavirusi
Ekonomia April 06, 2020