Lansohet iniciativa “Blej t’vendit’ për mbështetjen e prodhuesve vendor

Lansohet iniciativa “Blej t’vendit’ për mbështetjen e prodhuesve vendor

Ekonomia April 06, 2020 - 16:11

Iniciativa e pavarur qytetare “Blej t’vendit” ka për qëllim ngritjen e vetdijësimit për blerjen e produkteve të prodhuara në Kosovë në mënyrë që të mbështetet ekonomia.

Taksa e vendosur ndaj produkteve nga Serbia, pa paragjykim se a ishte ide e mirë apo jo, ka pasur efekt tejet pozitiv në rritjen e mbështetjes për produktet vendore, dhe ky fakt pohohet nga të gjithë prodhesit vendor me të cilët kemi kontakt të vazhdueshëm.

Iniciativa ‘Blej t’vendit’ ka për qëllim ngritjen e vetdijësimit të qytetarëve mbi rëndësinë e mbështetjes së prodhuesve vendor duke blerë produkte vendore.

Kualiteti i produkteve vendore tashmë është i kënaqshëm dhe i krahasueshëm me ato ndërkombëtare dhe rajonale në shumë kategori produktesh, dhe sot ata që ja duan të mirën të vendit, blejnë të vendit.

Kjo sepse duke i mbështetur prodhuesit vendor, ne ndihmojmë në rritjen e kërkesës për këto produkte dhe rrjedhimisht në uljen e papunësisë; e zbusim deficitin tregtar që Kosova e ka në raport me shtetet fqinje; dhe ndihmojmë në rritjen e ekonomisë së brishtë të Kosovës.

Megjithatë, kampanja ka nevojë për ndihmën e secilit përmes shpërndarjes së materialeve në mediat tuaja sociale.

Prandaj, kyçuni në www.facebook.com/blejtevendit dhe aty mund t’i gjeni materialet e përshtatshme të cilat mund t’i ndani me miqtë tuaj në mediat sociale.

Kampanja ‘Blej t’vendit’ është kampanjë apolitike, dhe ka për qëllim të vetëm të ndikojë në rritjen e blerjes së produkteve vendore përmes rritjes së vetdijësimit mbi rëndësinë e këtij akti.

Mbështetja juaj është mbështetje ndaj Kosovës dhe prodhuesit vendor. Taksa ra, por ekonomia s’ka nevojë!

Ky është artikull i sponsorizuar.