Ministria sqarohet për përfituesit e asistencës prej 130 euro, ja si duhet të aplikohet

Ministria sqarohet për përfituesit e asistencës prej 130 euro, ja si duhet të aplikohet

Ekonomia April 04, 2020 - 16:43

Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 euro, sipas Ministrisë së Financave vlen për qytetarët me kushte të rënda sociale, të cilët janë të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, dhe që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga buxheti i Kosovës. Për këtë kategori për muajin prill, maj dhe qershor, nga Pakoja Emergjente Fiskale janë ndarë 3 milion euro, shkruan “Zëri.info”.

“Nga kjo masë përfitojnë familjet të cilat nuk kanë asnjë të punësuar (sektor publik dhe privat) dhe nuk pranojnë asnjë pagesë të rregullt mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës (pension apo asistencë tjetër sociale) dhe që janë banor rezident të Kosovës; Shuma prej 130 Euro ndahet për një familje, për periudhën Prill – Qershor 2020, në bazë të verifikimeve paraprake. Verifikimi bëhet çdo muaj, ndërsa aplikimi vetëm njëherë. Një përfaqësues i familjes deklarohet si përfitues i skemës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Për të aplikuar, kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe nga përfaqësuesi i familjes.

“Me qëllim të përfitimit nga kjo skemë, nga përfaqësuesi i familjes duhet të bëhet kërkesa me shkrim që duhet të përmbajë të dhënat e përfaqësuesit/përfituesit, një deklarim që asnjë nga anëtaret e familjes nuk ka të hyra mujore dhe nuk përfiton nga skemat sociale dhe pensionale dhe dëshmia e regjistrimit si i papunë në Agjencinë/Entin e Punësimit shërben si dëshmi në mbështetje të aplikacionit por nuk është e domosdoshme në këtë kohë. Megjithatë, aplikimi në entin e punësimit mund të bëhet edhe në mënyrë elektronike, përmes metodave me të cilat do t’i njoftoj Agjencia e Punësimit përmes kanaleve të saj të komunikimit. Kërkesat duhet të bëhen më së largu deri më 15 Maj 2020. Ministria e Financave dhe Transfereve do të hartojë një aplikacion për kërkesë, në të cilën do të shënohen të dhënat e nevojshme familjare dhe autorizimi i nevojshëm për përpunim të të dhënave personale, me qëllim të zbatimit të kësaj mase”, thuhet tutje në njoftim përcjell “Zëri.info”.

Pas kësaj këto kërkesa do të shqyrtohen nga ministria për të parë në rast se janë përmbushur kriteret për të qenë pjesë e kësaj skeme.

“Kërkesat shqyrtohen nga Divizioni për Ndihma Sociale në kudër të Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe përgatit listën për verifikim. Marrja e informacionit dhe verifikimi i anëtarëve të familjes lidhur me kushtet e tyre, për të vërtetuar nëse i plotësojnë kushtet për të përfituar nga kjo masë bëhet përmes ARC-së në mënyrë elektronike (certifikatë familjare ose trungu familjar). Të dhënat për të hyrat eventuale mujore për secilën familje verifikohen nga ATK, IT Administratori i data bazës së të dhënave të skemave sociale dhe pensionale (Departamenti i Pensioneve dhe Departamenti për Mirëqenie/Sociale) dhe Thesari/Divizioni i Pagave (aktivitet i përbashkët me ATK). Pagesat sipas kësaj skeme realizohen për muajin Prill, jo më vonë se data 5 Maj, në kuadër të programit të asistencës sociale, sipas listës së përfituesve.Thesari lejon alokim të parakohshëm për zbatimin e kësaj mase”, thuhet në njoftim. //Valmire Maliqi//ZËRI

Lexo edhe Kështu mund të aplikoni në ministri për marrje të subvencionit për qira
Ekonomia April 04, 2020