Përfaqësuesi i Gastronomëve të Prishtinës: Problemi kryesor mbeten punëtorët sezonalë

Përfaqësuesi i Gastronomëve të Prishtinës: Problemi kryesor mbeten punëtorët sezonalë

Ekonomia April 03, 2020 - 22:48

Në situate të vështirë janë edhe bizneset që ushtrojnë veprimtari gastronomike.

Arian Henci – përfaqësues i Gastronomvëve të Prishtinës thotë se janë dëmtuar shumë pas përhapjes së koronavirusit.

“Jemi munduar t’i arrijmë rrogat e muajit mars edhe pa ndihmën e Qeverisë. Problemi kryesor i yni ka të bëjë me punëtorët sezonalë, kështu që edhe identifikimi i tyre ka me qenë pak problem, por besoj se do të ketë mirëkuptim që krejt së bashku ta kalojmë këtë pandemi” ka thënë Henci për Expose.