Qeveria ndan 13 milion euro për këtë kategori!

Qeveria ndan 13 milion euro për këtë kategori!

Ekonomia March 31, 2020 - 10:46

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës është miratuar Pakoja Emergjente Fiskale me vlerë 176.9 milion euro, me të cilën janë paraparë disa masa për të ruajtur thellimin e krizës në sektorin e ekonomisë, si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19 në vend, shkruan gazeta “Zëri”.

Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Qeveria në detyrë ka miratuar këtë Pako e ku një ndër masat e parapara është pagesa e shtesë për të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që marrin pagë mujore jo më të lartë se 100 euro. Pagesa për këtë kategori kap shifrën 13 milion euro.

“Pagesa shtesë në vlerë prej tridhjetë (30 €) euro në muaj për të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që marrin pagesë mujore në vlerë më të ultë se njëqind (100 €) euro, për muajin Prill, Maj dhe Qershor, me kusht që të jenë përfitues vetëm të një skeme; si dhe rikthim në listat e përfituesve për përfituesit që për shkak të mos-paraqitjes apo mos-vlerësimit në periudhën Janar – Mars 2020, nuk u janë rinovuar të drejtat e tyre. Kjo masë është në vlerë deri në trembëdhjetë milionë euro (13,000,000.00 €)”, bën të ditur Qeveria. /ZËRI