Ndahen afër 8 milionë euro për përfituesit e socialit

Ndahen afër 8 milionë euro për përfituesit e socialit

Ekonomia March 31, 2020 - 10:38

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës është miratuar Pakoja Emergjente Fiskale me të cilën janë paraparë disa masa për të ruajtur thellimin e krizës në sektorin e ekonomisë, si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19 në vend, shkruan gazeta “Zëri”.

Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Qeveria në detyrë ka miratuar këtë Pako e ku një ndër masat e parapara është pagesa e dyfishtë për të gjithë përfituesit e skemës sociale, e që buxhetit të shtetit pritet t`i kushtojë afër 8 milionë euro.

“Pagesa e dyfishtë e vlerës së skemës sociale për të gjithë përfituesit të skemave sociale për muajin Prill dhe Maj, masë kjo në vlerë deri në shtatë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë mijë (7,650,000.00 €) euro, përfshirë këtu edhe pagesën e realizuar për muajin Mars”, bëhet e ditur në vendimin e Qeverisë së Kosovës. /ZËRI