Kur do të rritet kërkesa për naftë?

Kur do të rritet kërkesa për naftë?

Ekonomia March 31, 2020 - 09:27
Një rritje e kërkesës për naftë mund të pritet që në fund të prillit, kur një pjesë e kufizimit të koronavirusit do të hiqet, transmeton Zeri.info.

Sidoqoftë, një skenar më pesimist nuk duhet të përjashtohet, sipas Shefit Makroekonomist dhe Shefit të Kërkimeve Prospektive në Bankën Kombëtare Zvicerane, Norbert Ricker. "Kërkesa globale e naftës ra më shumë se 10 për qind javën e kaluar nga nivelet para-pandemisë," tha Riker.

Sipas ekspertit zviceran, të gjitha masat, të cilat lidhen me izolimin si një mënyrë për të luftuar pandeminë Kovid-19, kanë një ndikim tronditës në ekonomi dhe kërkesën për naftë. Siç theksoi ai, trafiku ajror do të pësojë humbjet më të mëdha. Përveç kësaj, Riker argumenton, lëvizja e qytetarëve në punë nga shtëpia dhe, përgjithësisht, udhëzimet për qëndrimin në shtëpi, çojnë në një ulje të konsiderueshme të trafikut rrugor. "Rënia e prodhimit në Kinë në shkurt tregon pjesërisht se si mund të zhvillohet situata në vendet perëndimore. Megjithatë, pandemia është një ngjarje e paparë, dhe për këtë arsye një shkallë e lartë e pasigurisë për zhvillimet e mëtejshme", përfundoi eksperti zviceran.

Organizata Botërore e Shëndetësisë më 11 mars e shpalli infeksionin koronavirus KOVID-19 një pandemi. Sipas të dhënave më të fundit, më shumë se 820,000 njerëz janë sëmurë me koronavirus deri më sot, ndërsa 33.986 kanë vdekur. Mbi 150,000 njerëz janë shëruar./ZERI