Mustafa: Kriza me pandeminë shton nevojën për ristrukturim të buxhetit

Mustafa: Kriza me pandeminë shton nevojën për ristrukturim të buxhetit

Ekonomia March 30, 2020 - 14:55

Njohësi i çështjeve ekonomike dhe profesori universitar Muhamet Mustafa ka thënë se, në këtë krizë të pandemisë është i pashmangshëm rishikimi i buxhetit. Sipas tij kjo duhet të bëhet me kujdes dhe jo nën presion të panikës, përcjell “Zëri.info”.

Kërkesat nga ana shoqatave dhe sindikatave, Mustafa i ka cilësuar si të tepruara.

Shkrimi i plotë

RISTRUKTURIMI I BUXHETIT

Kriza me pandeminë dhe dimensionet e saj, që tani, shtrojnë nevojën për një ristrukturim të buxhetit. Në këtë ristrukturim sigurisht duhet të shihet edhe mënyra me produktive e mbështetjes së sektorit privat. Por kjo duhet të shihet me më kujdes dhe të studiohet më mirë dhe jo nën presionin e panikës. Për shembull, të shihet efekti i subvencionimit të pagave më 170 euro apo mund të përdoren më mirë. Pastaj, le të kuptohet se tërë barrën e kësaj situate nuk mund ta mbajë vetëm buxheti modest i Kosovës. Ndaj, se paku në këtë moment, po duket e tepruar një eufori me kërkesa, shoqatash e sindikatash të adresuara tek intervenimet buxhetore./ZËRI