Po punojnë në kohë pandemie, punëtorët e KEK-ut stimulohen me nga 300 euro

Po punojnë në kohë pandemie, punëtorët e KEK-ut stimulohen me nga 300 euro

Ekonomia March 30, 2020 - 13:41

Punëtorët e KEK-ut që janë duke punuar gjatë këtyre ditëve të pandemisë janë stimuluar nga menaxhmenti i ndërmarrjes me nga 300 euro.

Lajmi është konfirmuar nga Sindikata e Re e KEK-it, e cila e ka falënderuar menaxhmentin e ndërmarrjes për miratimin e kërkesës së tyre.

Stimulimi nuk vlen edhe për punëtorët administrativ dhe stafin menaxherial.

Në njoftimin e kësaj sindikate thuhet:

“Të ndëruar anëtarë SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut ju njoftoj se kërkesa jonë për stimulim nga 300€ me ketë pagë si dhe pagën e ardhshme është realizuar për të gjithë punëtorët të cilët kanë qenë në punë në kohën e shpalljes së gjëndjes emërgjente, me përjashtim të punëtorëve administrativë dhe stafit menaxhues.
Me këtë shfrytëzoj rastin të falënderoj Menaxhmentin për mirëkuptim të kësaj kërkese dhe të gjithë punëtorët e KEK-ut që po japin kontribut të jashtëzakonshëm në ketë kohë pandemie“.

Një ditë më herët kjo sindikatë ka shprehur indinjatë ndaj Qeverisë për përbuzjen që po u bën punëtorëve të KEK-ut.

Image

 

Image