Në muajin mars pritet të jetë i gatshëm Projektligji për buxhetin e vitit 2020

Në muajin mars pritet të jetë i gatshëm Projektligji për buxhetin e vitit 2020

Ekonomia February 26, 2020 - 17:02
Zhvillimet e fundit për Projektligjin për buxhetin e vitit 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se në muajin mars do të jetë i gatshëm për procedim Projektligji për buxhetin e vitit 2020. Kurti konfirmoi se qeveria aktuale nuk është vonuar  me përgatitjen e buxhetit, raporton "Zëri.info".

“Në muajin mars ta kemi Projektligjin për buxhetin e vitit 2020, i cili do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës. Nuk mendoj që jemi vonuar, por do të bëjmë projektligj shumë të mirë e të drejtë dhe të dobishëm”, ka thënë Kurti.

Në mungesë të ligjit të buxhetit për vitin 2020, aktualisht vendi është duke shfrytëzuar 1/12 të buxhetit 2019 dhe është miratuar kërkesa e Qeverisë nga Kuvendi edhe për shfrytëzimi e këtij buxheti për muajin mars. /Zëri

Lexo edhe Ministri Abdixhiku prezanton projektet para përfaqësuesit të Bankës Botërore
Ekonomia February 26, 2020