Raportimi financiar ka shumë rëndësi për zhvillimin e ndërmarrjeve

Raportimi financiar ka shumë rëndësi për zhvillimin e ndërmarrjeve

Ekonomia February 24, 2020 - 08:40
Ligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim së fundi kas pësuar ndryshime të cilat do të jenë në shërbim të bizneseve

Me këtë Ligj rregullohet sistemi i kontabilitetit dhe i raportimit financiar i shoqërive tregtare, kompetencat dhe përgjegjësitë e Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar (KKRF), kërkesat për auditim, kualifikimet për kontabilistë profesional, licencimi i auditorëve dhe firmave vendore e të huaja të auditimit, si dhe organizatat profesionale të kontabilitetit.

Elvira Ibrahimi-Hoti auditore e certifikuar, ka folur për temën për raportim financiar.

Sipas saj ka pasur sensibilizim për të ecur mirë raportimet financiare. “Janë ndërmarrë masa që të informohen të gjithë akterët për ndryshimet për raportim financiar”, tha ajo në RTK.

Ibrahimi -Hoti vlerësoi se bizneset hyjnë në katër grupet të cilat duhet të raportojnë për financat që i kanë.

Ajo tha se bizneset e mëdha kanë më shumë punë sa i përket deklaratave të pasqyrave financiare.