Kosova i prodhon rreth 320 milionë vezë, por a e dini sa milionë vezë i importojmë

Kosova i prodhon rreth 320 milionë vezë, por a e dini sa milionë vezë i importojmë

Ekonomia February 22, 2020 - 21:10
Vezët janë një nga produktet me të cilat Kosova i plotëson pothuajse 100 për qind nevojat e saj

Sipas një Raporti të publikuar nga Ministria e Bujqësisë, konsumi mesatar për kokë banori i vezëve në Kosovë llogaritet të jetë 178 vezë/vit  dhe po i njëjti raport konkudon se Kosova plotëson rreth 99% të nevojave për konsum të vezëve, shkruan Reporteri.net.

Në vitin 2018, prodhimi i vezëve në fermat komerciale vlerësohet të ketë qenë rreth 213 milionë vezë, ndërsa në kuadër të ekonomive familjare prodhohen edhe rreth 102 milionë copë që rezulton menjë prodhimtari totale 315 milionë vezë.

Megjithatë, vendi ynë vazhdon të importojë vezë nga shtetet tjera, kryesisht nga Maqedonia e Veriut. Në vitin 2018, në total janë importuar rreth 4.2 milionë vezë në vlerë prej 361.7 mijë €. Maqedonia është vendi nga i cili janë importuar 74.6% e vezëve po në këtë vit, pasuar nga Shqipëria me 15.7%, Bullgaria me 9% dhe vendet tjera si Gjermania, Greqia, Holanda dhe Italia me më pak se 1%. Ndërkaq Kosova eksporton vezë vetëm në Shqipëri.

Nga numri i shpezëve, 94% janë pula. /Reporteri.net