CEO-t kosovarë optimistë për rritjen ekonomike në 2020

CEO-t kosovarë optimistë për rritjen ekonomike në 2020

Ekonomia February 21, 2020 - 17:08

PwC Kosova prezantoi në një event ekskluziv të mbajtur në Prishtinë rezultatet e edicionit të 23-të PwC Global CEO Survey . Për të parin vit në Kosovë, liderët e biznesit kosovarë kontribuan me mendimet e perspektivat e tyre mbi ekonominë kosovare dhe atë globale. Kjo iniciativë e PwC organizohet ekskluzivisht për Forumin Ekonomik Botëror që mbahet çdo vit në Davos të Zvicrës. 

Pjesëmarrësit në kërkimin e zhvilluar ishin drejtuesit e kompanive më të mëdha në vend të cilët ndanë me PwC mendimet e tyre mbi ekonominë kosovare për vitin 2020. Disa prej rezultateve të kërkimit janë si vijon: 

- Drejtuesit e bizneseve kosovare janë optimistë për rritjen e ekonomisë 

globale në vitin 2020. - 52% e CEO-ve kosovarë duket se janë më të fokusuar në oportunitetet e brendshme si mundësi thelbësore për rritje, duke u fokusuar në eficiencën operacionale, rritjen organike dhe prezantimin e produkteve e shërbimeve të reja. - 76% e CEO-ve pjesëmarrës planifikojnë rritjen e numrit të punonjësve në kompanitë e tyre për vitin 2020, ndërsa 69% e tyre janë duke planifikuar rritje të të ardhurave nëpërmjet rritjes organike. - 4 në 5 drejtues konsiderojnë paqëndrueshmërinë sociale si një rrezik 

kundrejt rritjes së organizatës së tyre. - Vizioni i qartë mbi mënyrën e krijimit të vlerave, është drejtuesi kryesor i 

qëllimeve strategjike për 31% të CEO-ve kosovarë. - Aktualisht, sfida më e madhe e CEO-ve kosovarë në lidhje me rritjen e aftësive të punonjësve është mungesa e burimeve për të administruar programet e nevojshme për aftësimin e tyre. - E ardhmja e internetit paraqet pasiguri për CEO-t kosovarë. 56% e tyre presin ndikim nga qeveria kundrejt sektorit privat sa i përket kontrollit të përmbajtjes online. 

PwC’s 23rd Annual Global CEO Survey u fokusua në perspektivat e ekzekutivëve në këto fusha me interes: rritjen ekonomike, teknologjinë, aftësimin e punonjësve dhe ndryshimet klimatike. Këtë vit, në nivel global, liderët botërorë nuk treguan optimizëm për rritje ekonomike globale. Në fakt, 53% e liderëve pjesëmarrës në PwC Global CEO Survey parashikuan një rënie në ritmin e rritjes ekonomike globale, një parashikim ky mjaft pesimist në krahasim me vitet e mëparshme. 

PwC Global CEO Survey përgatitet ekskluzivisht për të 23-tin vit radhazi nga PwC Global për Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos. Në Kosovë, ky raport përgatitet për të parin vit. Më poshtë mund të gjeni raportin e plotë: 

https://www.pwc.com/ks/en/publications/pwc-kosovo-23rd-ceo-survey.html 

Rreth PwC Në PwC, qëllimi ynë është të ndërtojmë besim në shoqëri dhe të zgjidhim probleme të rëndësishme. Ne jemi një rrjet firmash në 157 vende me mbi 276,000 njerëz që janë të angazhuar për të ofruar cilësi në shërbimet e auditimit, këshillimit dhe taksave. 

© 2020 PwC. Të gjitha të drejtat e rezervuara. www.pwc.com 

Ky është artikull i sponzorizuar.