Bislimi: Prioritet i Qeverisë janë reformat në ekonomi, mjedis dhe shëndetësi

Bislimi: Prioritet i Qeverisë janë reformat në ekonomi, mjedis dhe shëndetësi

Ekonomia February 20, 2020 - 13:04

Në Qeverinë e Kosovës u mbajt takimi me Misionin e Komisionit Evropian për Vlerësimin e Programit për Reforma në Ekonomi dhe diskutimin mbi rekomandimet e politikave.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, njoftoj rreth masave që pritet t’i marrin si Qeveri e re.Bislimi deklaroi se prioritet kryesor do të jetë reforma ekonomike në mjedis dhe shëndetësi. Mes tjerash, ministri Bislimi potencoi se do të reduktohen projektet për të mundësuar rritjen ekonomike të vendit.

“Rritjen e fuqisë punëtore në kategori të caktuar e sidomos të grave. Energjia, bujqësia, tregtia, fushat sociale, varfëria. Dy fushat tejet me rëndësi për qeverinë e re, Mjedisi dhe shëndetësia, jemi duke punuar. Mbrojtjen e punëtorëve dhe kontratat e punës përmes së cilës reduktohet ekonomia informate”.

“Kemi performancën e keqe të ndërmarrjeve publike, duke ulur nepotizmin dhe rritjen ekonomike në vend. Problemet e projekteve kapitale me një zgjidhje mund ta reduktojnë rishikimin pozitiv për rritjen ekonomike”, u shpreh ai.

David Cullen, shefi i Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në Komisionin Evropian, tha se do të mundësojnë rritjen e konkurrencës dhe rritjen ekonomike.

“PRE Ofron nivelin më të lartë të angazhimit ekonomik në një dialog shumëpalësh mes ministrive për te demonstruar për BE. IPA do të dedikoi 10 milionë për vende të punës dhe 47 milionë për arsimin”.“Ne jemi të interesuar për tu kyçur me juve për të shfrytëzuar sa më mirë për rritjen e konkurrencës dhe rritjen ekonomike. Në çdo vit shtetet i dërgojnë programet që përmbajnë një analizë. Në prill publikohen rezultatet e ekonomisë së vendeve”, tha ai.Për punë ekonomike në Komisionin Evropian, Andreas Tari, kërkoj nga Qeveria e re të punojnë fushat prioritare, raporton EO.

“Në konsiderojmë se ushtrimi i PRE është i rëndësishëm për përmbushjen e kritereve ekonomike. Ne shqyrtojnë se hapësira fiskale që është e përkufizuar duhet të shfrytëzohet më mirë në zhvillimin ekonomik në Kosovë”.“Ekziston nevoja në rritjen e shpenzimeve në kapitalin njerëzor përfshirë arsimin dhe shëndetësinë. Inkurajojmë që të bëni përparim në të hyrat buxhetore që mund të përdorën në fushat prioritare. Ekziston nevoja për realizimin vlerësime fiskale”, tha ai.