Destani viziton konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Dyzeldorf

Destani viziton konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Dyzeldorf

Ekonomia February 19, 2020 - 20:02

Biznesmeni i njohur Lazim Destani, ka qëndruar sot në Gjermani me ç’rastë ka vizituar Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Dyzeldorf.

Destani u mirëprit nga konsulli i Përgjithshëm Arjan Kashtanjeva, i cili e urojë për përvjetorin e 12-të të pavarësisë së Kosovës.

Qellim i kësaj vizite ishte që Kosova të ketë marrëdhënie më të forta me Gjermaninë dhe te kenë bashkëpunim të fuqishëm në fushën e industriale dhe ekonomike.

Postimi i plotë i Destanit nga vizita në Gjermani:

Sot i bëra një vizitë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Dyzeldorf. Në vazhdën e forcimit të marrëdhënieve Kosovë – Gjermani Konsullata u hap në muajin nëntor të vitit 2019 në Landin, North Rhine-Ëestphalia (NRË). Kjo përfaqësi konsullare diplomatike do të sjellë lehtësira për diasporën tonë në këtë anë të Gjermanisë duke u ofruar atyre shërbime më të mira e më efikase.

Në pritjen që më bëri Konsulli i Përgjithshëm, Arjan Kashtanjeva, fillimisht pata kënaqësinë t’ia përcjell urimet e mia për hapjen e Konsullatës si dhe urimet më të përzemërta për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Me z. Kashtanjeva shkëmbyem mendime e diskutuam rreth bashkëpunimit tonë në të ardhmen, për ta mbështetur diasporën tonë në mbrojtje të interesave të tyre në të gjitha drejtimet.

Konsulli Kashtanjeva u shpreh shumë falënderues për vizitën si dhe e çmoi lart gatishmërinë time për bashkëpunim.

Landi NRË është ndër Landet me industri dhe ekonomi shumë të zhvilluar andaj janë shumë të mëdha dhe premtuese mundësitë e bashkëpunimit ekonomik e tregtar Gjermani-Kosovë, si dhe një mundësi e mirë për nxitjen e investitorëve të ndryshëm nga kompanitë gjermane.