Infektuar: 3178
Shëruar: 1824
Vdekur: 64
Nëse nuk bëhet Qeveria, nga 1 prilli nuk ka para

Nëse nuk bëhet Qeveria, nga 1 prilli nuk ka para

Ekonomia January 11, 2020 - 22:53

Mosarritja e krijimit të institucioneve parasheh një problem serioz edhe në aspektin financiar të vendit, pasi që thuhet se nëse nuk arrihet të formohet Qeveria, nga 1 prilli nuk do të ketë para, apo nuk do të ketë instrumente ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar.

Këtë e thotë edhe kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, i cili në një deklaratë të dhënë para medieve ka thënë se me një prill nuk do të ketë instrumente të tjera ligjore të cilat mund të funksionojnë për shtetin në kuptimin financiar, që sipas tij i bie të dështojnë plotësisht.

“Ekziston një procedurë për t’i kërkuar parlamentit për vazhdim të një të 12’tës dhe për muajin mars, por me një prill nuk ka instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar, pra jo vetëm që bankrotojnë por dështojnë krejtësisht”, ka thënë Haradinaj.

Edhe drejtori i Buxhetit të Kosovës, njëherësh edhe njohësi i Kushtetutës, Salvador Elmazi ka thënë se Ligji për menaxhimin e financave publike nuk parasheh zgjidhje në rast se vendi nuk arrin t’i formojë institucionet deri atëherë ose në rast të zgjedhjeve të reja.

“Një gjë që e ka rregulluar ligji e që neve e kemi zbatuar duke u bazuar në këtë ligj është që e kemi bërë shtyerjen e buxhetit për dy muajt e parë, janar dhe shkurt, pra zgjatjen e buxhetit duke u bazuar në ligjin për ndarje të buxhetit për vitin 2019 në mënyrë që institucionet të fillojnë të punojnë”, ka thënë Elmazi për Klan Kosovën.

Ndërkaq, partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, edhe pas 3 muajve pas zgjedhjeve nacionale, nuk po mund të arrijnë të merren vesh për bashkëpunim qeverisës, gjë që po shkakton një problem të madh në aspektin financiar të shtetit.