Infektuar: 3178
Shëruar: 1824
Vdekur: 64
Haradinaj arsyeton 250 mijë eurot e ndara nga rezerva kundër ISIS-it
Foto: Laura Hasani

Haradinaj arsyeton 250 mijë eurot e ndara nga rezerva kundër ISIS-it

Ekonomia January 10, 2020 - 13:32

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në konferencën pas mbledhjes së qeverisë ka arsyetuar vendimin që ka marrë për ndarjen e 250 mijë eurove për Koalicionin Global Kundër ISIS-it, raporton Zëri.info.

Ai ka thënë se Kosova është pjesë e këtij koalicioni dhe ka për obligim ta përkrahë atë në luftën kundër terrorizmit.

“Kosova është anëtare e koalicionit kundër terrorizimit, në kuadër të këtij obligimi i kryem detyrat tona. Kosova është e gatshme ta përkrahë këtë koalicion në aspektin ushtarak, policor dhe të inteligjencës. Kësaj here e kryem edhe obligimin financiar, këtë vit e kemi rritur shumën, vitin e kaluar ka qenë 100 mijë euro”, ka thënë Haradinaj./Zëri