Infektuar: 3178
Shëruar: 1824
Vdekur: 64
Qeveria ndan 250 mijë euro nga rezervat kundër ISIS-it
Foto: Laura Hasani

Qeveria ndan 250 mijë euro nga rezervat kundër ISIS-it

Ekonomia January 10, 2020 - 13:19

Ka nisur mbledhja e 116-të e Qeverisë së Kosovës. Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, sot e ka mbledhur kabinetin e tij qeveritar që ta shqyrtojnë vetëm një pikë të rendit të ditës që ka të bëjë me ndarjen e mjeteve financiare kundër organizatës terroriste ISIS, raporton Zëri.info.

Me miratimin e të gjithë ministrave Haradinaj i ka ndarë 250 mijë euro për Koalicionin Global Kundër ISIS-it.

“Kemi vendosur që ta mbajmë këtë mbledhje për të siguruar përkrahjen që ia jep Kosova Koalicionit Global Kundër errorizmit koalicion ky në krye me Amerikën. Propozohet që Kosova të ndajë nga shpenzimet e paparashikuara të rezervave 250 mijë eurove për këtë koalicion kundër terrorizmit”, ka thënë Haradinaj.

Rendi i ditës:

1.Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e Koalicionit Global Kundër ISIS/DAESH./Zëri

Image