Albin Kurti rikthen British Airways me fluturime direkte për në aeroportin e Prishtinës

Albin Kurti rikthen British Airways me fluturime direkte për në aeroportin e Prishtinës

Ekonomia December 13, 2019 - 13:36
Nga data 4 korrik mundësohen fluturime nga Heathrow drejt Prishtinës

Sipas burime pranë redaksisë së gazetës Zëri, vizita e fundit e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në Britani të Madhe, ka qenë shumë e frytshme, kjo për faktin se falë insistimit të tij, ka arritur të rikthej kompaninë e njohur ajrore British Airways, me fluturime direkte për në aeroportin e Prishtinës, e cila ka si objektiv ofrimin e diasporës shqiptare në Britani me Kosovën. Fluturimi direkt Londër-Prishtinë dhe anasjelltas, tani është konfirmuar edhe nga vetë kompania ajrore britanike. Sipas komunikatës më të re të kësaj kompanie, British Airways po zgjeron praninë e saj në destinacionet e lira për udhëtimet verore. Për verën e vitit 2020, ju mund të udhëtoni në destinacione të reja si në Greqi, Itali, Kosovë, Mali i Zi dhe Turqi.

Kosova dhe Mali i Zi

Ndoshta më emocionuesja nga gjashtë shtesat e reja janë dy vendet mahnitëse të Ballkanit, Kosovës dhe Malit të Zi, të cilat kjo linjë ajrore ka realizuar fluturime edhe në të kaluarën, por i kishte ndërprerë për arsye komerciale dhe kostos jo të favorshme të aeroportit.

Fluturimet inaguruese për në kryeqytetet Prishtinë, Kosovë (PRN) dhe Podgoricë, Mali i Zi (TGD) do të jenë më 4 korrik 2020. Fluturimet do të nisen një herë në javë të shtunave.

Prishtina

BA528 Londër (LHR) 2:20 pasdite Nisja ⇒ Prishtina (PRN) 6:20 pasdite Arritja

BA529 Prishtina (PRN) 7:10 mëngjes Nisja ⇒ Londër (LHR) 9:30 mëngjes Arritja.

Podgorica

BA532 Londër (LHR) 3:10 pasdite Nisja ⇒ Podgorica (TGD) 7:10 pasditja Arritja

BA533 Podgorica (TGD) 8:00 mëngjes Nisja ⇒ Londër (LHR) 10:10 mëngjes Arritja

Shtesa e tjetër do të jetë për në Perugja të Italisë, ku pasagjerët mund të zgjedhin midis fluturimeve të hënën, të enjten dhe të dielën. Fluturimet do të vazhdojnë gjatë verës nga 2 korriku deri më 31 gusht 2020. Destinacioni tjetër është Turqia, ku shënjestër janë top dy destinacionet më të preferuara verore bregdetare, Bodrum dhe Dalaman. Në të dyja këto destinacione, do të ketë fluturime një herë në javë gjatë tërë sezonit veror, duke filluar nga 23 maji e deri më 24 tetor 2020. Dhe në fund, pasagjerët do të kenë mundësi të fluturojnë direkt nga Heathrow për në ishullin e madh grek Rhodes. Edhe këto fluturimet do të bëhen një herë në javë, duke filluar nga 4 korriku e deri më 29 gusht 2020.