Lajmi i fundit: Pezullohet Ligji për Paga në Sektorin Publik

Lajmi i fundit: Pezullohet Ligji për Paga në Sektorin Publik

Ekonomia December 12, 2019 - 14:27
Detajet

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar Ligjin për Paga në Sektorin Publik. Ky vendim i Kushtetueses erdhi pas ankesës nga Avokati i Popullit lidhur me kushtetutshmërinë e disa neneve, shkruan “Zëri.info”.

Pavarësisht që Ligji hyri në fuqi më 1 dhjetor i njëjti u shfuqizua sot nga Kushtetuesja përmes një vendimi i cili u bë publik edhe për media.

“I. TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 30 mars 2020, nga data e nxjerrjes së këtij vendimi; II. TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, në kohëzgjatje të njëjtë”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Me pezullimin e këtij ligji ndalohet edhe marrja e pagave me rritje siç është paraparë të ndodh me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Në ndërkohë disa sindikata nga nesër pritet të fillojnë grevat dhe protestat në shenjë pakënaqësie për këtë vendim. /ZËRI